Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇipa: Regjistrimi në zgjedhje i Alibeajt, kapitull i ri në krizën e...

Çipa: Regjistrimi në zgjedhje i Alibeajt, kapitull i ri në krizën e brendshme të PD-së

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, flet lidhur me regjistrimin nga KAS të PD-së të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ku thotë se problematizohet zgjidhja e konfliktit të brendshëm në selinë blu. Për të ajo që ka ndodhur me regjistrimin e pjesës së zotit Berisha në koalicionin e 14 majit, duket se e ka nxjerrë de fakto nga përfaqësimi parazgjedhor me logon e PD.

Kjo e çon në një kapitull të ri krizën e brendshme. E shoh të mundshëm rikthimin e zotit Basha në një aksion politik apo lëvizje politike, por e shoh të vështirë rikthimin në krye të PD. Për shkak të kësaj histori zvarritje atipike, që çoi në zhbërjen e PD në nivelet e larta të përfaqësimit politik dhe shkaktoi një kosto që nuk po matet nga autoritetet pranë zotit Basha.

Kjo mund të jetë një premisë e fragmentarizimit zyrtar të opozitarizmit të vendit. Mund të kemi më shumë se dy parti opozitare. Se si do të jetë ecuria pas 14 majit, kjo mbetet për tu parë, se si do të grupohen në parlament. Në koalicionin e 14 majit Berisha dhe Meta kanë marrë dy aleatë tradicionalë zotin Dule dhe Ndoka, por të pamjaftueshëm për opozitarizmin.

Ndërkohë që LZHK e Dash Shehit dhe PR e Fatmir Mediut kanë dalë më vete. Me Alibeajn, ekzistojnë premisat për një kompozim tjetër. Është një situatë ku pas zgjedhjeve të 14 majit do të sjellë nevojën për rikompozimin e strukturës opozitariste”,-tha Çipa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME