Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTÇmënduria/ Tifozët rrahin lojtarët me rrip dhe u shkatërrojnë makinat

Çmënduria/ Tifozët rrahin lojtarët me rrip dhe u shkatërrojnë makinat

Skuadra e Santa Cruz që prej disa kohësh nuk fiton më pikë, e akuzuar për mungesë vendosmërie dhe aspak lidhje me fanellën, ishte mbledhur për një seancë stërvitore, kur gjërat dolën nga kontrolli.

Një ekspeditë ndëshkuese ishte menduar nga ana e tifozëve që hynë tinëz në stadium, duke e futur skuadrën në panik total. Goditje me rripat e mesit mbi futbollistët, njëri prej të cilëve u qëllua pas shpine, gërvishtje e makinave mbi të cilat edhe ishin shkruar mesazhe. Sikur të mos mjaftojë, gjithçka është postuar në profilet sociale të klubit dhe lojtarëve.

Në foto shihen qartë shenjat në trupin e lojtarëve të klubit bolivian. Imazhe tronditëse ato të postuara në rrjetet sociale që nxjerrin më shumë se një pikëpyetje për situatën e klubit dhe futbollit bolivian.

Ngjarjet ndodhën pak minuta pas prezantimit të trajnerit të ri, Víctor Hugo ‘Tucho’ Antelo, i cili mori drejtimin e skuadrës për të zëvendësuar argjentinasin Néstor Clausen. Sulmuesi uruguaian Fernando Arismendi ishte lojtari më i shënjestruar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME