Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEÇ’ndodhi?/ Sokol Balla nuk doli në ekran të hënën

Ç’ndodhi?/ Sokol Balla nuk doli në ekran të hënën

“Si gjithmonë, shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër. Unë nuk iki në televizion tjetër ose më saktë nuk dua të iki asgjëkund tjetër, pasi e konsideroj Top-in si shtëpinë time.

Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë 2-palëshe. Nëse një palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën”.

Kështu e mbyll të premten e kaluar emisionin “Top Story” në Top Channel gazetari Sokol Balla. Këtë të hënë ai nuk u shfaq në ekran. Në orarin e tij (edhe pse në program ishte ende emisioni i tij) nisi një film amerikan me titull “I pafajshëm pas hekurave”.

Po çfarë ndodhi në një nga televizionet më të mëdha në vend. Janë të zakonshme lëvizjet e gazetarëve gjatë gushtit ose në fillim të shtatorit, por jo pasi sezoni i ri ka nisur. Sokol Balla u rikthye në Top Channel 7 muaj më parë. Ai rimori emisionin dhe drejtimin e redaksisë së lajmeve.

Linja editoriale shkonte herë fort dhe herë butë me qeverinë. Gjatë korrikut ky TV u vu disa herë në shënjesër të kryeministrit Rama për disa raportime për sulmet kibernetike. Në të paktën 2 herë Rama i quajti shqipfje lajmet e këtij televizioni. 

Në ditët e para të shtatorit duket se diçka ndodhi. Mediat që citojnë burime nga brenda TCH flasin për një përplasje pikërisht për vijën editoriale. Të njëjtat burime thonë se Balla, që njihet për mbështetjen ndaj kryeministrit Rama nuk e aprovuar linjën e ashpër të përballjes me qeverinë.

Duke marrë për bazë fjalët e fundit të Ballës në ekranin e TCH, shihet se ai vetë nuk ka dashur të largohet. Pra, atë e kanë larguar. Megjithatë, menjëherë kanë nisur të përfliten ekranet ku Balla mund të shfaqet. Një prej emrave që qarkullon është Report TV, i njohur për njehësim me linjën e qeverisë. Aty duket se Balla mund të jetë më i qetë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME