Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDako, Beleri e disa të burgosur “VIP” transferohen nga Durrësi në Fieri

Dako, Beleri e disa të burgosur “VIP” transferohen nga Durrësi në Fieri

Me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit “Vipa” si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Mësohet se këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në burgje, pas ngjarjes së fundit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

ÇFARE NDODHI NE BURGUN E PEQINIT

Më 15 dhjetor Arben Lleshi, i dënuar me burgim të përjetshëm mbeti i vrarë ndërsa Ilir Shaqja edhe ky i denuar me burgim te perjetshem u plagos.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Sokol Mjacaj, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se kishte pasur një konflikt mes tre të burgosurve dhe se fillimisht dy prej tyre ishin plagosur, ndërsa Mjacaj ishte vënë nën kontroll.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME