Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë.
ALB365 mësonë se kanë humbur jetën në aksident punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe nje grua Bylyre Salaj, 78 vjeçe, viktima tjetër është vjerra e Sokratit
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.
Në automjetin Opel Zafira udhëtonin
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe
Në automjetin tip Ford udhëtonin
Sokrat Lelaj
Fatbardha Lelaj
Bylyre Salaj
Policia
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.
Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gëadiola Meraj 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj 78 vjeçe (vjehrra e Sokratit) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj 53 vjece, bashkëshortja e Sokratit
Lexoni edhe ….