Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADalin exit poll edhe në Itali/ Meloni mbetet në krye

Dalin exit poll edhe në Itali/ Meloni mbetet në krye

Me mbylljen e qendrave të votimit dolën exit poll-et edhe në Itali. Në një sondazh të publikuar nga RAI i jepet fitorja partisë “Fratelli d’Italia” të kryeministres Giorgia Meloni. Partia në pushtet llogaritet të ketë marrë nga 26% në 30% të votave.

Në vend të dytë renditet PD që pritet të marrë nga 21% deri në 25% të votave. “Lëvizja 5 Yje” vjen e treta me 10% deri në 14% të votave.

“Forza Italia” e ish-kryeministrit Berlusconi që sot drejtohet nga Antonio Tajani llogaritet midis 8.5%-10%, Lega merr 8% dhe 10% dhe në fund “Alleanza Verdi Sinistra” midis 5 dhe 7% të votave. 

Elezioni Europee in tempo reale
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME