Vendi i saj është i luftuar nga Rusia, dhe 31-vjeçarja Evhenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës në Ukrainë, aty ku shërben si snajpere. Por ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk.
“Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste.
Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre.