AKTUALITETTOP-NEWS

DEA amerikane “fut në rreth” qeverinë, mediat ndërkombëtare zbulojnë se çfarë ndodhi në takimin sekret në Buenos Aires ku mori pjesë SPAK.

Alarmimi i agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese ndaj rrjeteve kriminale dhe ndikimit të tyre në strukturat e pushtetit duket se ka arritur kulmin. Pak ditë më parë, në Buenos Aires të Argjentinës u zhvillua një takim sekret ndërkombëtar strategjik me pjesëmarrjen e agjencive kryesore nga SHBA-ja dhe Amerika Latina. Pjesë e këtij forumi operacional ku u diskutua shtrirja e mafies shqiptare ishte edhe Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK), e cila mori udhëzime direkte dhe bashkërendoi hapat me DEA-n amerikane.

Gjatë punimeve ushtarake e policore në Argjentinë, zyrtarët amerikanë paraqitën të dhëna tronditëse mbi korridoret e reja të narkotrafikut dhe mbështetjen logjistike që qeveria e Edi Ramës dyshohet se u ofron këtyre struktura operative. Së bashku me SPAK-un në tryezë, DEA po synon çmontimin e drejtpërdrejtë të rrjeteve financiare dhe izolimin e funksionarëve të lartë publikë. Prania e drejtësisë shqiptare në këtë prapaskenë diplomatike nënvizon presione të pakushtëzuara nga Uashingtoni për të shkëputur përfundimisht lidhjet mes krimit të organizuar dhe kupolës shtetërore.   

Monitorim rigoroz dhe damkë ndërkombëtare për shqiptarët

Por alarmi i lëshuar nga DEA në Buenos Aires ka vënë në lëvizje policitë e Amerikës Latine dhe Evropës, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për çdo qytetar që udhëton jashtë. Raportimet e fundit nga mediat ndërkombëtare, përfshirë ato në Uruguai, zbulojnë se për shkak të kontrollit që narko-shteti i lejon krimit, shtetësia shqiptare tashmë po konsiderohet me ‘rrezikshmëri të lartë’ nga autoritetet e huaja. Kjo vulë turpi dhe filtre kontrolli ekstremisht të rrepta po dëmtojnë imazhin e vendit dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve nëpër botë.  

Përfshirja direkte e SHBA-së dhe SPAK-ut në këtë operacion ndërkontinental sinjalizon fillimin e një faze goditëse kundër pandëshkueshmërisë politike në Tiranë. Koordinimi i ngushtë mbetet e vetmja rrugë për të ndërprerë paratë e pista dhe për të rikthyer dinjitetin e humbur të shtetit shqiptar.

Prapaskenat

Ndërkohë kujtojmë se kur Sekretari i Shtetit, Marko Rubio, publikoi urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në mes të rreshtave ngrihej edhe shqetësimi për narko-shtetin shqiptar. Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur në histori që një urim për Ditën e Pavarësisë të përmbante një mesazh të tillë për luftën ndaj karteleve. Por për të kuptuar se sa serioze është situata, mjafton të shihet edhe seanca e fundit në Kongresin e SHBA, kur narko-shteti i Edi Ramës ishte një nga çështjet kryesore të ngritura nga ligjvënësit amerikanë. Ky narko-shtet jo vetëm po shkatërron ekonominë e Shqipërisë dhe institucionet e brishta të saj, por po rrezikon rajonin e Evropën. Madje shqetësimi ka mbërritur edhe në Amerikë, ku mafia shqiptare është kthyer në problem për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të ndryshme.

Sikundër e theksuam më sipër në fillim të muajit të shkuar, DEA amerikane, agjencia përgjegjëse për luftën ndaj drogës, zhvilloi një takim sekret me të gjitha vendet e Amerikës Latine, ku u ngrit shqetësimi për zgjerimin e mafies shqiptare. Ky alarm i DEA-s ka bërë që shumë vende të Amerikës Latine t’i shohin shqiptarët tashmë si “shtetësi e rrezikshme” një damkë që u vjen atyre falë Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Ja çfarë raporton një media e rëndësishme e Uruguajit për takimin sekret të DEA-s.

“Në fillim të muajit gusht, përfaqësues të Administratës për Kontrollin e Drogave (DEA, sipas akronimit në anglisht) u takuan me autoritetet policore të rajonit në Buenos Aires. Ndër temat e trajtuara ishte edhe shqetësimi për zgjerimin e mafias shqiptare në kontinent. Gjatë muajve të fundit janë evidentuar hyrje të shtetasve shqiptarë në vend, por shumica, sipas burimeve policore, kanë qenë për arsye turistike dhe disa prej tyre janë akomoduar në hotele pranë Aeroportit të Carrasco-s, për shkak të anulimit të fluturimit të tyre. Në të njëjtën mënyrë, këto lëvizje po monitorohen për shkak se bëhet fjalë për një shtetësi që konsiderohet me rrezik, por policia thekson se deri në këtë moment nuk është konstatuar aktivitet i këtij grupi kriminal në Uruguai”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button