AKTUALITET

Motomjeti përplase me një automjet, një i plagosur lehtë.

Patos – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pranë kryqëzimit të Parkut.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet që përdorej nga një shpërndarës picash është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button