Prej rreth 60 minuta parlamenti është përfshirë në kaos, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit.
Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të partisë socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.
Replikat në Kuvend
Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!
Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….
(Tenton te marre karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)
Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!
Sali Berisha: Ti po provokon!
Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…
Fatmir Xhafaj: Po çfarë komisionesh hetimore…
Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët…
Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!
Sali Berisha: Riktheni të drejtat Kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese te opozitës!
Luan Baçi: Antoneta do rrini të gjithë në këmbë sot.
Antoneta Dhima: Po ta kishit për hallet e qytetarëve, ua bëja hallall.
Bledi Çuçi: Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë.
Eduard Shalsi: Mos qeshni, s’është për të qeshur! Ju kanë dhënë porosi, zbatoni porosinë.
Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.
Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve! Unë e votova kundër!
Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.
Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.