Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDel raporti i OSBE-ODIHR/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet e 14 majit

Del raporti i OSBE-ODIHR/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet e 14 majit

Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it publikoi këtë të premte raportin përfundimtar të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe këtë herë raporti bën disa vlerësime, por nuk mungojnë problemet. Zgjedhjet thuhet se “në përgjithësi ishin të mirëadministruara, konkurruese dhe u mbajtën me pjesëmarrjen e forcave politike, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore dhe ndarjes së thellë brenda opozitës”.

OSBE-ODIHR thotë se garuesit mundën të bënin fushatë lirisht, por çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale mezi u shfaqën në fushatë.

Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivelet qendrore dhe lokale, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”, – theksohet në rreshtat e raportit. Sa i përket procesit të numërimit, ai vlerësohet si pozitiv në përgjithësi.
KQZ thuhet se e organizoi punën e tij në mënyrë transparente dhe në mënyrë efikase, por stabiliteti i komisioneve të niveleve më të ulëta u ndikua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta të anëtarëve nga partitë propozuese.

“Rregullat për mbulimin e fushatës favorizojnë fuqishëm partitë kryesore dhe mediat përdorën shpesh përmbajtje të prodhuara nga partia në lajme, programet minuan mbulimin gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore, por u ndikua negativisht nga rastet e shumta të ndërhyrjeve të partive në proces si dhe problemet teknike dhe procedurale, votimi i përhapur në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës” – thotë raporti. Ai thekson se edhe Kodi Zgjedhor ka probleme dhe se partitë nuk iu përmbajtën angazhimit për amendime.

Raporti i OSBE –ODIHR përmend edhe arrestimin e Fredi Belerit.

“Më 12 maj, një kandidat për kryetar bashkie në Himarë nga koalicioni “Bashkë fitojmë” u ndalua me akuzën e blerjes së votës.

Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votave dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve. Denoncimi publik i praktikave të tilla më parë dhe gjatë fushatës nga palët kryesore të interesuara, duke përfshirë zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive, mund të shërbejnë si një pengesë e mundshme” – thuhet në raport.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME