Sot deputetë të Rithemelimit, shkaktuan kaos dhe sherr edhe në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo bëri që Komisioni i Ekonomisë të mblidhet online, por para mbledhjes deputetët socialistë u ulën në një kafene pranë Kuvendit.
Atyre u erdhi edhe një tepsi e vogël me bakllava, me stika dhe shërbet të mirë. Këtë detaj e ka treguar deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një videoje të publikuar në Instagram.
“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës. Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe”,-shkruan Braçe krahas videos.