SPORT

Depay tallet me topin në Brazil dhe shkakton kaos në fushë (video)

Memphis Depay vazhdon të jetë protagonist në Brazil, aty ku luan me fanellën e Corinthias. Sulmuesi holandez, u bë sërish pjesë e një sherri masiv, këtë herë ndaj Palmeiras.

Pak sekonda para fundit, sulmuesi nisi talljet me top, duke treguar dhe mungesë respekti ndaj kundërshtarëve.

Këta të fundit e shtynë deri në fundore, aty ku më pas nisi një sherr masiv mes futbollistëve të dy ekipeve.

Kjo solli vonesa dhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Në fund, ndeshja u mbyll në barazim pa gola, por Corinthias mori titullin e kampionatit Paulista, pasi kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë. Corinthias rikthehet ta fitojë këtë trofe pas gjashtë vitesh pritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button