SPORT

Derbi i Romës mbyllet pa fitues, Soule i prish festën bardhekaltërve

Derbi i Romës përfundon në barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Në “Olimpico”, Lazio e drejtuar nga trajneri Marco Baroni e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë që në pjesën e parë. Romagnoli dhe Isaksen iu afruan golit, por portieri Svilar ishte në një formë të shkëlqyer dhe shmangu avantazhin për “bardhekaltrit”.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, ishte Romagnoli që vendosi emrin në listën e shënuesve, duke kaluar Lazion në avantazh me një goditje me kokë.

Roma reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 69-të, falë një supergoli nga distanca të Matias Soulé, që dërgoi topin nën traun e portës. Deri në fund të sfidës, portieri Svilar u shfaq sërish vendimtar, duke ndalur tentativat e Guendouzit dhe Dia, dhe duke siguruar një pikë për verdhekuqtë.

Ky barazim nuk favorizon asnjërën prej skuadrave në garën për një vend në Champions League, duke bërë që lufta për për këtë objektiv të mbetet e hapur dhe dramatike deri në fund. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds