Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Si u vra 32-vjeçarja tek Ura e Dajlanit

Detaje/ Si u vra 32-vjeçarja tek Ura e Dajlanit

Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 32-vjeçaeres Luljeta Preza mëngjesin e së mërkurës poshtë Urës së Dajlanit në dalje të Durrësit. E reja e komunitetit rom u identifikua pas disa orësh nga policia ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se ajo ishte goditur disa herë me thikë.

Policia tha se ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën me qëllim identifikimin e identifikimin e autorit të krimit dhe zbardhjen me detaje te rrethanave të tij. Burimet thanë se viktima ishte përdoruese e lëndëve narkotike. 32-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur rezulton banuese në Sukth, por sipas dëshmitarëve ajo ishte e pastrehë dhe qëndronte poshtë urës së Dajlanit.

Dyshohet se gjatë natës ajo mund të jetë abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë. Sipas të njëjtave burime ajo është arrestuar në të kaluarën për një vjedhje. Dyshohet se për të siguruar jetesën ishte përfshirë në prostituim

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME