Matthijs de Ligt do të jetë një futbollist i Bayernit në sezonin e ri. Gazetari i Bild, Christian Falk raporton e Juventusi së fundmi ka pranuar ofertën e klubit bavarez.
Bëhet fjalë pr shifrën e 70 milionë eurove, plus 10 milionë euro që do të vijnë në formë bonusesh. Bayerni ndërkohë ka përgatitur një kontratë deri në vitin 2027 për De Ligt, ndërkohë që në orët në vijim pritet të ketë dhe zhvillime të reja.
Bardhezinjtë tashmë duhet të mendojnë për pasuesin e tij, teksa opsionet janë Bremer, Milenkovic dhe Pau Torres.