Will Smith po planifikon rikthimin e tij në aktrim gati gjashtë muaj pasi goditi me shuplakë Chris Rock në Oscars. Sipas Deadline, ai do të luajë në Brilliance.
I përshkruar si ‘projekti i pasionit’ i Smith, ai do të prodhojë projektin me bashkëpunëtorin e tij , regjisorin Akiva Goldsman. Aktori do të prodhojë Brilliance përmes kompanisë së tij Westbrook Studios . Sa për Goldsman do të bashkëpunojë me producentin Greg Lessans përmes Weed Road Pictures.
Smith pritet të portretizojë protagonistin e filmit, agjentin federal Nick Cooper. Ai punon për Departamentin e Analizës dhe Reagimit, i cili ka përdorur aftësitë e tij për të gjurmuar terroristët. Kur përballet me objektivin e tij më të rrezikshëm , Cooper “do të duhet të shkelë gjithçka në të cilën beson “, sipas përmbledhjes.
Megjithëse ky mund të jetë rikthimi i aktorit në aktrim,ai tashmë ka realizuar projektin e tij të parë që kur bëri bujë në Academy Awards këtë vit.
Will u kap në xhirimet e dokumentarëve të ardhshëm të National Geographic dhe Disney+, Welcome To Earth, në Ekuador në fillim të këtij muaji.