SHËNDET

Dhimbje barku dhe fryrje? Ja ushqimet që ndihmojnë për një stomak më të sheshtë

Dhimbjet e barkut, fryrja dhe gazrat janë shpesh pasojë e një tretjeje të dobët ose ushqyerjes së keqe. Por lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara jo vetëm që nuk e përkeqësojnë situatën, por ndihmojnë ndjeshëm në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e tretjes.

Fruti i kivit, i pasur me fibra, ndihmon në eliminimin e konstipacionit dhe fryrjes kur konsumohet rregullisht. Po ashtu, çaji i nenexhikut është përdorur prej shekujsh për të qetësuar stomakun dhe ulur ndjeshëm simptomat e shqetësimeve gastrointestinale.

Ndërkohë, bananet dhe kefiri ushqejnë bakteret e mira dhe përmirësojnë florën e zorrëve, duke eliminuar gazrat dhe fryrjen. Edhe xhenxhefili ndihmon në relaksimin e muskujve të stomakut dhe nxjerrjen më të lehtë të gazrave. Për fund, pjepri ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe rregullimin e ekuilibrit të elektroliteve falë përmbajtjes së lartë të kaliumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button