Kosova u mund 2-0 në Volos përballë Greqisë më 12 korrik, duke humbur mundësinë të siguronte vendin e parë në grupin 2 të Ligës C në Nations League. Transferta në fakt në fakt nuk kaloi pa probleme.
Në pjesën e dytë, tifozët vendas filluan të hidhnin mjete piroteknike në tribunën ku ishin vendosur tifozët shqiptarë. Ndeshja u ndërpre për disa momente, teksa lojtarë të Kosovës reaguan tek arbitri kryesor për skenat e turpshme.
“Është ndeshje futbolli, nuk është luftë”, shpërtheu Vedat Muriqi. Edhe kapiteni Amir Rrahmani u afrua të komunikojë me arbitrat, por pati një përplasje me trajnerin e Greqisë, uruguaianin Gustavo Poyet, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj mbrojtësit të Kosovës.
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka gjobitur Federatën Greke të Futbollit me 31750 euro në total, teksa ka mbyllur edhe një sektor tribune për sfidën e radhës të cilën helenët do e luajnë në stadiumin e tyre.