Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTDhunë dhe koret ofenduese ndaj dardanëve, UEFA dënon Greqinë

Dhunë dhe koret ofenduese ndaj dardanëve, UEFA dënon Greqinë

Kosova u mund 2-0 në Volos përballë Greqisë më 12 korrik, duke humbur mundësinë të siguronte vendin e parë në grupin 2 të Ligës C në Nations League. Transferta në fakt në fakt nuk kaloi pa probleme.

Në pjesën e dytë, tifozët vendas filluan të hidhnin mjete piroteknike në tribunën ku ishin vendosur tifozët shqiptarë. Ndeshja u ndërpre për disa momente, teksa lojtarë të Kosovës reaguan tek arbitri kryesor për skenat e turpshme.

“Është ndeshje futbolli, nuk është luftë”, shpërtheu Vedat Muriqi. Edhe kapiteni Amir Rrahmani u afrua të komunikojë me arbitrat, por pati një përplasje me trajnerin e Greqisë, uruguaianin Gustavo Poyet, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj mbrojtësit të Kosovës.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka gjobitur Federatën Greke të Futbollit me 31750 euro në total, teksa ka mbyllur edhe një sektor tribune për sfidën e radhës të cilën helenët do e luajnë në stadiumin e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME