Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunuan të riun gjat arrestimit, nis hetimi për policët (vidio)

Dhunuan të riun gjat arrestimit, nis hetimi për policët (vidio)

Mediat kanë publikuar një video ku shihen dy punonjës të policisë duke dhunuar dhe duke përdorur fjalor jo etik ndaj një qytetari në Durrës. Policët e kanë shtrirë në tokë qytetarin dhe ushtrojnë dhunë ndaj tij. Në lidhje me ngjarjen policia thotë në një reagim të saj se i riu ka kundërshtuar ndalimin ndërsa ka nisur jetimet për sjelljen nga policët. 

Sipas policisë, “më datë 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës (thikë), ndërsa shtetasit G. S. i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, te dy këta shtetas kanë përdorur forcën kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.

Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja, menjëherë sapo kanë marrë njoftim në lidhje me komunikimin joetik të punonjësve të Policisë, më datë 27.06.2023 kanë nisur hetimin administrativ për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale”- njofton policia. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME