POLITIKË

Diaspora shqiptare protestë para Komisionit Europian: Shqipëria në BE pa Edi Ramën

Diaspora shqiptare është organizuar sot në një protestë para Komisionit Europian në Bruksel. Protesta synon të përcjellë në institucionet europiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Rama.

Ata këmbëngulin se shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE me Edi Ramën si kryeministër për shkak edhe të aferave dhe skandaleve korruptive, ku më të fundit janë ato me AKSHI-n dhe SHISH-n si dhe me kompaninë KAYO dhe Ron Yeffet. Diaspora pritet të vijojë misionin e protestave kundër qeverisë Rama, teksa shprehen se do të rikthehen në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button