Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDisa të plagosur nga të shtënat me armë ne Bon Vivant, çfarë...

Disa të plagosur nga të shtënat me armë ne Bon Vivant, çfarë dihet deri tash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Në një lokal në qendër të qytetit janë lënduar disa persona pas një përleshje me armë zjarri.

I lënduar raportohet të jetë edhe një sigurim i lokalit. E lënduar poashtu është edhe një femër.
Policia ende s’ka dal me njoftim se sa është në total numri i të lënduarve.
E në vendngjarje jaanë parë numër i madh i automjeteve si dhe disa autoambulanca.

I dyshuari kryesor raportohet se është arrestuar. Sinjali raportoi pak më parë se edhe ai është i lënduar dhe po trajtohet në spital.

Policia ka konfirmuar plagosjen e disa personave nga arma e zjarrit dhe nga fragmente qelqi të premtën rreth orës 23:30 në lokalin Bon Vivant në Prishtinë. 

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës Agron Borovci tha për Express se policia ka identifikuar dy të dyshuar për këtë rast dhe po punon edhe për të identifikuar persona tjerë të dyshuar. 

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Deklarata e plotë e policisë: 

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . 

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME