POLITIKË

Dita e 121-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 121-të të protestës kundër qeverisë.

Protestuesit janë nisur nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës.

Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin.

Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protesta vijon prej 121 ditësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Marshimi vijon drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet kundër qeverisë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button