AKTUALITETKRYESORE

Djali i hallës i dogji makinën djalit të dajës sepse e bullizonte, policia arreston 20 vjeçarin.

Fier -Dy kushurinjë të parë në Portëz të Fierit janë futur në konflikt pasi njëri kishte një makinë dhe bullizonte kushuririn (autorin) i cili në mesnatë i lag me benzinë makinën dhe i vë zjarrin.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Portëz të Fierit dy ditë më parë, shkaku ka qënë se autori i ngjarjes që i vuri zjarrin makinës bullizohej nga pronari i saj, por burime zyrtare nga policia Fierit por edhe nga vëndi i ngjarjes pohojnë se autori me “viktimën” janë kushurinjë të parë, djal halle me djal daje dhe shkak i ngjarjes ka qënë bullizimi që proanri i makinës i bënte kushuririt të vet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Andrea Thimio, 20 vjeç, banues në Portëz, pasi në datë 30.01.2025, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Robert Elmazaj 30 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Autori ( Andrea Thimjo) e ka djalë halle të dëmtuarin (Robert Elmazaj). Kushërinjtë nuk kanë shkuarje me njëri tjetrin dhe kanë pasur konflikte. I dëmtuari e bullizonte autorin.
Autori ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës, ka djegur automjetin me lëndë djegëse benzinë dhe është larguar.

Policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar shtetasin Andrea Thimjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button