LIFE STYLETOP-NEWS

Do lexohen mendimet e njeriut/ Shkencëtarët: Një ditë njerëzit do të komunikojnë pa fjalë

Një zbulim i ri shkencor premton të revolucionarizojë komunikimin për njerëzit që nuk mund të flasin. Studiuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë testuar një implant eksperimental në tru, i cili është në gjendje të përkthejë mendimet e brendshme në tekst, me një saktësi deri në 74%.

Teknologjia bazohet në pajisjet tru-kompjuter (BCI), të cilat lidhin sistemin nervor me kompjuterë apo pajisje të tjera, duke lejuar individët të kryejnë veprime vetëm me anë të mendimeve të tyre. Në këtë rast, mikroelektroda të implantuar në korteksin motorik regjistruan sinjale nervore ndërsa pjesëmarrësit ose përpiqeshin të flisnin, ose vetëm e imagjinonin të folurin

Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të deshifruar fjalitë e menduara, duke arritur rezultate premtuese. Madje, në një test tjetër, sistemi arriti të njihte një fjalëkalim të menduar me një saktësi prej 99%, duke shtuar një element sigurie për mbrojtjen e privatësisë së mendimeve.

Sipas autorëve të studimit, kjo teknologji mund të hapë një dritë shprese për personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të komunikojnë, duke ofruar një mënyrë më natyrale e të rrjedhshme për të shprehur veten. Zbulimet u publikuan në revistën Cell, ndërsa studiuesit theksojnë se modelet më të avancuara të IA-së mund ta rrisin edhe më tej saktësinë e leximit të mendimeve.

Kjo arritje vjen paralelisht me zhvillimet e Neuralink të Elon Musk, e cila po teston pajisje të ngjashme për pacientë me kufizime të rënda mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button