Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADo përshëndeste kolegët dhe ra nga skela, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në...

Do përshëndeste kolegët dhe ra nga skela, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Sardenja në zonën e Gallurës në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova. 43-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi mbi 10 m nga skela e kantierit të ndërtimit ku punonte në Olbia.

Sipas mediave italiane punëtori që ndërroi jetë quhej Bashkim Bitiçi dhe kishte lindur në Kosovë. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt në rrugën Londra. Sipas raportimeve, 43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME