Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDokumenti i sigurimit i fallcifikuar/ Çfarë pretendon Meta

Dokumenti i sigurimit i fallcifikuar/ Çfarë pretendon Meta

Ilir Meta(j) ka paditur sot Autoritetin e Dosjeve me pretendimin se ka kryer gjashtë vepra penale duke fallcifikuar dokumentin që e paraqet atë si denoncues në favor të sigurimit të shtetit. Sipas pretendimit të ish presidentit të republikës, vetë personi që akuzohej se do të arratisej në vitin ’90, ka dëshmuar se ai ia ka treguar këtë fakt Ilir Muratajt. Pra se “I.M”-ja i famshëm nuk është Metaj, por Murataj, të cilin e kishte shok në konvikt kur dihej se kreu i Partisë së Lirisë ka qenë banues i kryeqytetin në atë kohë dhe jo konviktor. Pra sipas Ilir Meta(j) në dokumentin origjinal të të denoncuarit, me shkrimin e tij del emri i vërtetë i atij që e ka spiunuar, ndërsa në një dokument të daktilografuar, të cilin Meta pretendon se është prodhuar tani denoncuesi figuron me emrin “Ilir Metaj (dy faksimilet në foton poshte).

Duke u nisur nga ky detaj, pra nga fakti se dëshmia me shkrimin origjinal të viktimës nuk përputhet me dokumentin e daktilografuar ish presidenti i ka paditur antarët e autoritetit si vegla të Edi Ramës për: Shpërdorim Detyre, Falsifikim të Dokumenteve shtetërore, falsifikimi kompjuterik, dhe vulave, stampave ose formularëve, përhapja të informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi të të dhënave sekrete.

Menjëherë pas denoncimit të Metës reagoi edhe Autoriteti i dosjeve që i quajti akuzat fyese duke u betuar se “Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti”, pra edhe ato për Ilir Metën, por pa dhënë një përgjigje të saktë për mosrakordimin mes faksimiles së shkruar dhe asaj të daktilografuar mbi të cilën u ngritën pretendimet e ish presidentit.

Megjithëatë, ajo që të bën përshtypje në të gjithë këtë debat, për dokumenta origjialë apo të fallcifikuar është fakti se ai lindi si pasonjë e denoncimit me një email anonim, një ditë pasi kreu i shtetit kishte lënë detyrën, kur ai shpalli kryesimin e partisë së re dhe se një gjë e tillë po shfrytëzohet nga mazhoranca socialiste për hartimin e një ligji që reket ti pengojë atij kandidimin dhe për të mos e lejuar të kryesojë partinë. Pastaj i gjithë ky roman i verdhë shihet edhe në sfondin më të madh kur Ilir Meta po hetohet edhe nga SPAK, menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit Rama se “gjithë shqiptarët kërkojnë që Ilir Meta të jetë pas hekurave. Të dyja këto ngjarje rjedhin pas dy tentativave të dështuara të kuvendit për ta shkarkuar ish presidentin për shkelje të rënda të kushtetutës. bëhen pak si shumë “rastësi” për të besuar në fabula me spiunë të komunizmit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME