Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.