EKONOMI

Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.

”Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.

4.7 miliardë lekë janë detyrimet e papaguara. Cilat janë taksat, por edhe bizneset që nuk i kanë paguar këto detyrime? ”Vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zinin bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit”. Subjektet të cilat nuk kanë shlyer tatimin mbi fitimin zënë 76% të detyrimeve të prapambetura për muajin maj, përfshirë edhe ato që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button