Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDrøga e Fierit/ Detaje nga dëshmia e të fejuarës së Çervanakut

Drøga e Fierit/ Detaje nga dëshmia e të fejuarës së Çervanakut

SPAK ka marrë në pyetje personat e arrestuar për trafikimin e 430 kg kokainë në Frakull të Fierit. Edhe Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilson Çervanakut ka dhënë sqarime në lidhje me hetimin.

Ajo merrej me komunikimet me e-mail me kompaninë në Kolumbi për blerjen e plehut kimik ku ishte fshehur kokaina, por ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.

Gjithashtu ajo ka thënë se, është informuar nga partneri i saj pak ditë para se të kryheshin arrestimet.

Kujtojmë që gjykata mori vendimin me 4 Janar për të lënë në burg 5 të akuzuarit Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua në nëntor të vitit të kaluar, ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë. Laboratori u zbulua pas një operacioni të DEA-s në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryeplakut të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Droga u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. /Abc

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME