Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshimet/ Polumbarët ndërpresin kërkimet, asnjë shenjë mjeti apo njeriu (vidio)

Dyshimet/ Polumbarët ndërpresin kërkimet, asnjë shenjë mjeti apo njeriu (vidio)

Fier Polumbarët e RENEA-s që morën pjesë në kërkimin e automjetit tip Golf5 që kreu aksident mëngjesin e sotëm në vendin e qujajtur “Ura e Mbrostarit” i kanë ndërprerë kërkimet.

Për 4 orë e 30 minuta që kryen kërkime me not, me bombula oksigjeni por edhe me varkë për gjatë rrjedhës së lumit Seman në tre urat , ajo ku ndodhi aksidenti, ura e vjetër e Mbrostarit si dhe pranë urës së trenit nuk është gjetur asnjë llojë mbetje nga automjeti apo njeriu të mbytur dhe të ndodhur në këto kushte ata i ndërprenë kërkimet dhe nuk dihet nëse do të vijojnë një ditë më pas apo jo.

Nga ana tjetër burime policore pohuan se në orën 4 të mëngjesit auromjeti tip Golf5 që ishte marr me qera në një pikë lëshimi mjetesh me qera muk i kish ndaluar patrullës policore në vendin e qujatur Ura e Sheqit. Polici i shërbimit ka raportuar në sallën operative të policisë Fier. Mësohet se gjatë raportimit polici ka pohuar se në automjet kanë qënë më shumë se një person, ndofta edhe tre.

Pas gjetjes së targës së mjetit në vendin e aksidentit është gjetur edhe tipi i mjetit dhe ku ishte marr me qera, personi që ka marr mjetin me qera ka qënë shtetasi Mateo Lika , nga Petova Fier, por që ka disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, por që nuk dihet nëse ai ka qënë në drejtimin e mjetit apo ja ka dhënë dikujt tjetër ta përdori atë.

Burimet policore pohuan gjithashtu se po hetohet edhe në pistën se automjeti faktikisht e ka kryer aksidentin në urën e Mbrostarit pasi ka rrëzuar parvazët e urës por nuk ka rënë vet në ujrat e lumit Seman, por të tronditur nga aksidenti por edhe pse nuk i ndaluan policisë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Banorë të zonës pranë vendit të aksidentit kanë dëgjuar zhurmë, pohuan ata për median.

Nga ana tjetër drejtues të policisë i kanë kërkuar bashkisë Fier që të kryej riparimin e parvazëve të urës, por kjo e fundit i ka pohuar se nuk mund të kryej punime pasi duhet një shkresë zyrtare nga prokuroria Fier pasi është skenë krimi. I mbetet poliisë Fier që të lërë një patrullë në vendin e aksidentit për të shmangur aksidente të tjera derisa të lejojë prokuroria duke i dhënë lejen bashkisë së Fierit që të kryej riparimin e urës së dëmtuar nga aksidenti i mlngjesit të sotëm.

Banorë të zonës pohuan se aty kanë ndodhur disa aksidente me pasojë vdekje duke rënë nga ura dhe duhet ndërhyrje urgjente për të riparuar hyrjen e mjeteve në urë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME