Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADy të vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë...

Dy të vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Itali

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Frosinone të Italisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, pak para orës 19:30 ku dy grupe të rinjsh u përballën me njëri- tjetrin.

Klientët shqiptarë ishin ulur në tavolinat e restorantit, kur rivalët me origjinë marokene mbërritën me një makinë. Ata nisën të debatojnë me shqiptarët, ku sipas mediave italiane dyshohet se për pazare droge.

Debatet mes tyre u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri. Njëri prej tyre nxori armën nga makina dhe qëlloi me breshëri në drejtim të shqiptarëve. Një person vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë në spital. Dy shtetasit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes dy sulmuesit u larguan nga vendngjarja në këmbë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë. Mendohet se si rrjedhojë e një përplasjeje me armë është shënuar  një viktimë dhe tre të plagosur, të cilët dyshohen se janë shqiptarë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një bar kafeje. Në momentin e të shtënave kafeneja ishte e mbushur me klientë.

Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë. Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME