Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy të zhdukurit në Sarandë, Koçolja e Sulovari dyshohet të jenë vrarë

Dy të zhdukurit në Sarandë, Koçolja e Sulovari dyshohet të jenë vrarë

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 48 orët e fundit lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të zhdukjes prej 15 ditësh të dy 46-vjecarëve. Të zhdukurit janë: Leonard Thodhori i njohur si “Kocole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Policia mendon se dy shtetasit mund të jenë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të bashkisë Konsipol.

Forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë. Ata janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetjs.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të bashkisë Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë. Ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME