AKTUALITETTOP-NEWS

Dyshohet për atentat: Autorët qëlluan me kallashnikov ndaj një makine tjetër, djegin mjetin në Lifaj

Atentati në Lushnje, Rivali i Aldo Bares është plagosur

Objektiv i atentatit të regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, dyshohet se ka qenë 45-vjeçari Julian Sulaj, i njohur ndryshe edhe si Juli Pashako. Ai njihet edhe si rivali i Aldo Bares.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Lushnjës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është Julian Sula?

Në pranverën e vitit 2010 Julian Sula, me shokë, kanë grabitur nën kërcënimin e armës makinën e një shtetasi në rrugën Fier-Lushnje. Së bashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.

Ndërkohë, në qershorin e vitit 2018, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares .

Gjithashtu emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës të vitit 2018, ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula.

Sula u godit me thikë nga Aliço pas sherrit me djalin e këtij të fundit gjatë ndeshjes, Shqipëri-Zvicër në një lokal bastesh. Ai mbeti i plagosur rëndë duke u sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje kritike për jetën.

Pas ngjarjes Sula u vetëdorëzua në polici dhe më pas u la i lirë.

Ai është plagosur më parë nga një anëtar i bandës së Aldo bares.
Arti Braçes e ka plagosur me thikë në Lushnje dhe për këtë është në burg. I biri i Artit, nuk ja mbaj mend emrin është ende në arrati. E plagosën disa veta me thikë dhe e lanë në rrugë gjysmë të vdekur
Ai u shërua pra shpëtoi asokohe dhe ka jetuar i qetë në Lushnje deri sot…

Të tjera detaje janë dhënë nga ngjarja e ndodhur në mesditën e sotme në afërsi të stadiumit të Lushnjës.

Sipas informacioneve të përcjella nga vendngjarja nga gazetari i SYRI TV, mësohet se autorët kanë qëlluar me armë të llojit kallashnikov.

Ngjarja është regjistruar në një zonë shumë të populluar.

Po ashtu, përveç makinës së autorëve edhe mjeti që ka qenë në shënjestër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak pas të shtënave në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.

Image

Deri më tani mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Policia po vijon me hetimin për zbardhjen e këtij rasti në qytetin e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button