Vlorë – Një lëndë shpërthyese, që dyshohet se ishte tritol, ishte vendosur pranë një automjeti në lagjen Pavarësia në Vlorë në zonën e Centrales. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima po vetëm shkatërrim të mjetit.
Tritoli si dyshohet, ka shpërthyer rreth orës 3:00 të mëngjesit, duke gdhirë e hëna.
Policia ka shkuar ditën e sotme në vendngjarje.
Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.