EKONOMIKULTURË

Edhe Pallati i Kongreseve do të ketë një kullë 225 metra të lartë

Një kullë shumëkatëshe deri në 225 metra lartësi, me një restorant panoramik dhe një pishinë me pamje mbi qytetin, do t’i shtohen Pallatit të Kongreseve. Transformimi i godinës së ndërtuar në vitet ’80, si një ndër veprat moderne të kohës, iu besua projektit të studios zvicerane “Herzog & de Meuron Basel Ltd”.

Projekti u përzgjodh mes 5 propozimeve të paraqitura në një konkurs të zhvilluar këtë të martë në Tiranë. Juria e vlerësoi në mënyrë unanime projektin fitues.

Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg, tha se projekti i përzgjedhur ka potencialin të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Tiranës dhe të krijojë vlerë për brezat e ardhshëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button