Nga Armand Braho – Ç’më mungon mua të marr një armë dhe të bëj rrëkajë kë të më dojë qejfi, apo të rrah kë të dua? Besoj armën dhe dajakun mund t’i përdor mirë, por unë mendoja se jetoja ende mes një vendi ku kanë mbetur akoma njerëz, por pash që edhe xhungla është vend më i sigurtë.
Fisra deputetësh e njerzish “të fortë”, që kafshojnë në grup, në mënyrë tinzare, të pabesë. Këta trima të penetruar në shoqëri, administratë, parti, në dreq e djallë bashkë, duhen likujduar.
Disa të tillë i shoh çdo ditë, në Pogradec, Korçë. Mbrohen nga disa deputetë, kamuflohen nga politika, montohen e akivizohen kur detyra i kërkon, në disa raste kanë dhe garancinë edhe të disa pseudogazetarëve që bëmat e tyre nuk do të publikohen.
Ky shtet ka vend ose për horra ose për njerëz. Nëse zgjidhet që horrat të qëndrojnë, kokën hënkshin me njëri-tjetrin. Këtu nuk mund të qëndrojnë dot të dy këto kategori.
Unë nuk do iki nga ky vend, por nëse shteti nuk ja mbledh ketyre fundërrinave dhe të tregojë ekzistencën e tij, atëhëherë le të na pajisi ne të gjithë me armë dhe le të shtojë morgjet.