Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave dhe sulmeve të kryeministrit Edi Rama.
Ai ka publikuar në Facebook karikaturat e Ramës për Sigurimin e Shtetit, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983.
Meta thekson se çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.
Ish-kreu i shtetit ironizon edhe emrin e kryeministrit, i cili e ka ndryshuar nga Edvin në Edi.
Reagimi
Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta. Syri