Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBlushi: 5 pyetje dhe një sqarim për punëtorin e 'Sigurimit' Edvin Kristaq...

Blushi: 5 pyetje dhe një sqarim për punëtorin e ‘Sigurimit’ Edvin Kristaq Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjete sociale pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për Ilir Metën.

Blushi i ka bërë pesë pyetje Edi Ramës në lidhje me punën që kryente në revistën e Sigurimit të Shtetit.

Në përfundim Blushi thotë se Edi Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimet për Ilir Metën.

Statusi i plotë
PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME