AKTUALITET

Polici vetëvritet me armën e shërbimit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Efektivi i moshës 34 vjeç shërbente pranë komisariatit rrugor në kryeqytet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë;

Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. 

Indrit Sinani, efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili dyshohet se i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut. Lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Sinani, me origjinë nga Tropoja, kishte shërbyer për rreth tetë vite në radhët e Policisë Rrugore. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur ndërsa rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin. Ndërkohë, ceremonia mortore e 30-vjeçarit pritet të zhvillohet ditën e hënë në varrezat e Tufinës, ku familjarë, të afërm dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button