AKTUALITET

Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, ‘arrest shtepie’ për pronarin e kompleksit

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon, pronarin e kompleksit GLOW, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën një 15-vjeçar.

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore, i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj, e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.

Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë. Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtëpi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e kompleksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button