Ka përfunduar aktekspertimi për thasët me pleh organik të zbuluar në fshatin Frakull të Fierit më 24 nëntor 2022.
Pas ekspertimit ka rezultuar e gjithë sasia drogë e llojit kokainë, me peshë totale 485 kg. Gjatë operacionit u arrestuan disa persona si pjesëtarë të një grupi kriminal. Në momentin kur shtëpia e Viktor Çervanakut në Frakull po shndërrohej në laborator kokaine SPAK ndërhyri duke kryer dhe arrestimet.
Ditët e fundit ekspertët kanë arritur në konkluzionin se në thasë jo vetëm që kishte kokainë, por edhe pesha e saktë prej 485 ishte kokainë. Një sasi e vogël është mbajtur nga autoritetet në Mal të Zi, të cilat evidentuan ngarkesën e dyshimtë.
SPAK është duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të trafikut të kokainës. Në Shqipëri janë arrestuar pjesa më e madhe e grupit kriminal. Një tjetër hetim i Prokurorisë ka të bëjë me faktin nëse më herë ky grup ka trafikuar sasi të tjera droge.
Për drogën e zbuluar janë pas hekurave shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.