Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPD - Policisë: Presim 100 mijë protestues më 11 shkurt

PD – Policisë: Presim 100 mijë protestues më 11 shkurt

Partia Demokratike ka depozituar njoftimin për mbajtjen e protestës së 11 shkurtit në Polici duke dhënë edhe detaje nga organizimi i këtij tubimi.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00, por nuk specifikohet se sa do të zgjasë.

PD thotë se motivi i protestës është për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pasi “ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë”.

Lënda: Njoftim për mbajtje proteste,

Drejtuar:

Z. TONIN VOCAJ

DREJTUES I PARË, DREJTORIA VENDORE E POLICISË, TIRANË

I nderuar z. Vocaj,

Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00;

Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit,

⚫ Foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë. Personat që do të flasin në protestë do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

• Grupi i personave ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë rreth 200 persona me moshë mbi 18 vjeç, të pajisur me shenjat dalluese, shirit i bardhe me mbishkrimin PMT. Person përgjegjës do të jetë z Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë, cel 0672030212, adresa Selia e PDSH Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 11, Tirane. Sa më sipër, njoftimi i aktivitetit për dijeninë tuaj në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit.

Duke ju falenderuar paraprakisht.

SEKRETARI ORGANIZATIV

Ervin Minarolli

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME