Mes Heidit dhe Elvisit, ky i fundit është eleminuar nga gara e “Big Brother Albania Vip3”.
Edhe bileta e kthimit nuk ishte fat për Elvisin, pasi rezervonte vetëm vajtje. “Më erdhi keq vetëm si shkoi historia. E gjithë situata, nuk e kisha menduar që do të shkonte kështu. Ishte një nominim i vështirë emocional. U përjetua sikurse e panë”, u shpreh gazetari pas eliminimit.
Ledion Liço i bëri Lisi ofertën për t’iu bashkuar stafit të gazetarëve të Top Channel.
“Të shpreh dëshirën për të të pasur pjesë të stafit tonë fantastik të gazetarëve”, tha moderatori, duke i dhënë kohës të mendojë këtë ofertë.