Përpos atij që njihet tashmë si grupimi i foltores dhe që mbështetsin pa kundërshtuar asnjë tekë të Sali Berishës dhe amalgamës së deputetëve që i bashkon mëria ndaj liderit historik, në PD po përvijohet edhe një grupim i tretë, ai i asnjëanësve.
Kjo gjë u pa qartë si në kuvendin që berisha mbajti në 30 prill, po ashtu edhe në rrefuzimin e nismave që Alibeaj po merr në prosesin e zgjedhjes së presidentit. Nëse Komistionit të Rithemelimit i munguan plot 35 deputetë në Kuvendin Kombëtar, për dy herë me radhë Enkeleid Alibeaj, dështon të kryesojë mbledhjen e grupit parlamentar sepse nuk plotëson dot korumin e shumicës. Edhe këtë të hënë kur ai ftoi deputetët për të diskutuar lidhur me platformën personale që kishte paqaritur për kriteret e përzgjedhjes së kreut të shtetit, në seli nuk u tubuan dot më shumë se 21 deputetë (nga 52 gjithësej). Aty ra në sy mungesa e plot 14 të zgjedhurve të 25 prillit, që nuk i janë bashkuar as Berishës: Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa.
Deputetët që i mblidhen Alibeut: 1. Kreshnik Collaku; 2. Zheni Gjergji; 3. Bledjon Nallbati; 4. Dashnor Sula; 5. Arbi Agalliu; 6. Gazment Bardhi; 7. Dhurata Cupi; 8. Saimir Korreshi; 9. Eralda Bano; 10. Merita Bakiu ; 11. Ferdinand Xheferri; 12. Kastriot Piroli; 13. Ilda Dhori; 14. Lefter Geshtenja; 15. Lindita Metaliaj; 16. Flamur Hoxha; 17. Seladin Jakupllari; 18. Enkelejd Alibeaj; 19. Emilja Koliqi; 20. Orjola Pampuril 21. Andia Ulliri (Lulzim Basha i mbeshtet pa prezencë)
Deputetët që i shkojnë pas Berishës: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda Hoti