Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEmrat/ Ja kryebashkiakët socialistë që kanë përfunduar pas hekurave

Emrat/ Ja kryebashkiakët socialistë që kanë përfunduar pas hekurave

Ditën e sotme me urdhër të SPAK u arrestua ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, me akuzën për shpërdorim detyre.

Pallati “Tod Trungu” në qendër të Durrësit, është ndërtesa që u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Prokuroria e Posaçme gjeti shkelje në lejen e ndërtimit të dhënë 11 vite më parë gjatë drejtimit të bashkisë nga Vangjush Dako.

Megjithatë Dako nuk është i pari nga krybashkiakët socialistë në detyrë ose të larguar, që përfundon në pranga.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, u arrestua në korrik të vitit 2021 me urdhër të SPAK, me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një tender të Bashkisë së Lushnjes.

Në qershor të vitit 2022, e kishte radhën bashkia e Vorës. Ish-kryetari Agim Kajmaku, i cili u arrestua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Ai kishte fshehur një dënim në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit, gjë që çoi edhe në shkarkimin e tij nga drejtimi i bashkisë së Vorës.

Ndërkohë, në mars të këtij viti ishte ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ai që përfundoi pas hekurave. Ai u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME