Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar gjatë një operacioni antidrogë më 25 maj në disa qytete me urdhër të SPAK. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” për:
-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
-Saba Shehi
-Vait Taka
-Asim Pulaci
-Xhemal Zogu
-Shkëlqim Ismaili
-Ahmet Pulaci
Ndërsa për 73-vjeçarin Skënder Velja, i caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.
Ndërsa vijojnë të jenë në kërkim 5 shtetasit:
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj
Me urdhër të SPAK u zhvilluan operacione për kulitivim të bimëve narkotike në disa zona.
Kontrollet u zhvilluan në zonat periferike të Tiranës, Fushë Krujës, Krujës dhe Durrësit.