AKTUALITETKRYESORE

Emrat/ Zënka në Zharrëz, tre autorë me tre të dëmtuar.

Fier – Një zënkë për motive banale rurale ka ndodhur mesditën e sotme në Zharrëz të bashkisë Patos. Babë e bir Dhionis Ngjeliu e Ardit Ngjeliu kane debatuar me Dhimitër Gogën i cili po shkonte në punë, teknik elektro shtëpiakesh. Mes debateve i kanë thënë çfarë ke ti që flet lart e poshtë për familjen time, pohuan burime  informacioni nga policia Fier. Në debat fjalësh  sharjesh janë gododitur me grushta mes tyre, në një moment Dhimitri tekniku i lavatriçeve ka nxjerr kaçavidën e ka goditur Arditin.

Të pranishmit kanë marrë djalin e plagosur e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ndërsa policia ka mbrritur në vendngjarje ka kryer shoqërimin e dy personave të tjerë. Sipas policisë mësohet se të tre personat janë autorë dhe të dëmtuar të kësaj ngjarje.

Policia

Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi Ardit Ngjeliu, 35 vjeç, banues në Zharrëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dhionis Ngjeliu, 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi Ardit Ngjeliu (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dhimitër Goga, 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë djalin Ardit Ngjeliu.

Shtetasi Ardit Ngjeliu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Dhionis Ngjeliu dhe Dhimitër Goga ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button