Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ Favorizoi shpërndarësit e drogës, AMP pezullon nga detyra nënkomisarin e policisë...

Emri/ Favorizoi shpërndarësit e drogës, AMP pezullon nga detyra nënkomisarin e policisë në Fier

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisarin Taulant Ismailaj.

Ky i fundit me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet ka rezultuar se Ismailaj ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME